PS dhe qeveria thyen karantinën. Sot në Kuvend diskutohen 24 nisma ligjore në 2 orë

Teksa kërkojnë që qytetarët të respektojnë rregullat, qeveria dhe mazhoranca do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme. Janë 24 çështje dhe vetëm dy orë në dispozicion. Deputetë të armatosur me doreza, maska e dezinfektantë dhe të shpërndarë në çdo cep të parlamentit dhe personel i reduktuar i gardës, kjo do të jetë pamja që seanca e sotme plenare e Kuvendit. Në 120 minuta do të diskutohen 24 nisme ligjore që nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj Covid-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset, dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti-Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive. Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar më 15 marsi.

SHKARKO APP