Pse duhet të konsumojmë lajthi të njoma

Lajthitë janë një nga frutat e thata më të pëlqyera të cilat gjithashtu përmbajnë vlera ushqyese për shëndetin. Lajthitë preferohen më tepër të konsumohen të thata, por nësë konsumohen të njoma janë një ushqyes magjikpër shëndetin e trurit.

Sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë?
Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë.

Sipas të dhënave shkencore, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%, kjo bazuar në shifrat e Organizatës Botërore të Ushqimit.

Burim i shkëlqyer me Omega-3 dhe mbrojnë shëndetin e zemrës
Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, të kënaq shpirtin siç i themi ne, por edhe na bën mirë.

Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%.

Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër.

Ngrënia e tyre ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

Lajthitë e njoma, magjike për shëndetin e trurit

Shumë studime tregojnë se ngrënia e lajthive të njoma përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës.

Thënë shkurt, lajthitë janë një ushqim fantastik i jetëgjatësisë.

Mrekulli për shëndetin e mirë të gjakut
Lajthitë janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes të sëmundjeve të gjakut.

Ndihmojnë fort sistemin nervor
Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave.

Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Lajthitë e njoma mbështesin mirë shtatëzanitë
Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore.

Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat./AgroWeb.org

SHKARKO APP