Pse gjërat e bukura ndodhin kur më pak e presim?

Gjërat e bukura ndodhin kur më pak e pret dhe tek ata persona që mund të presin, tek ata që njohin vlerën e durimit, tek ata që kultivojnë gjërat e tyre me përkushtim dhe durim. Sepse gjithçka që kërkon pritje, krijon durimin dhe  entuziazmin e pritjes. Njerëzit më të mirë janë ata që e dinë që përveç korrjes dhe mbjelljes është e nevojshme edhe faza e ujitjes dhe pritjes.

Është jetësore të mos biesh në dëshpërim, të mos ndihesh i hutuar kur e ardhmja duket e pasigurtë dhe kur nuk e di se kur do ta marrësh atë që kërkoni me kaq ngulm.

Kujto që pranvera gjithmonë kthehet, është thjesht çështje kohe

Do të vijë një moment, në të cilën do të zbulosh që dëshirat e tua kanë fituar betejën dhe se diçka e mirë po vjen në jetën tënde. Me siguri e ju kanë këshilluar që të mos merrni vendime të nxituara. Kjo këshillë zbulon nevojën dhe vlerën e durimit qetësisë për të parë gjërat në një tjetër prespektivë. Sepse nëse nxitoni pa pritur momentin më të mirë, do t’i hapni vetë varrin vetes.

Do të zhyteni gjithnjë e më shumë në errësirë duke luftuar që të gjeni shpresë, ndërkohë që sundoheni nga emocionet.

Durimi i të njohurit gjithnjë e më shumë të vetes

Të dish të presësh do të thotë fillimisht të kesh durim, të njohësh veten, të ndalosh për të reflektuar dhe të ndihesh e sigurtë për njeriun që je. Këto janë karakteristikat që duhet të  kemi për të parë botën në mënyrën më të llogjikshme të mundshme.

Por cilat janë gjërat që mund të kultivojnë durimin ,  të bëhesh  më i matur dhe të dish të presësh

Zbuloni arsyen e nxitimit dhe padurimit që ke

Identifiko ata persona që e nxisin akoma më shumë padurimin dhe nxitimin në zgjedhje

Merr kohën e duhur për të pritur gjërat e papritura.

SHKARKO APP