Pse jemi më të lumtur në fundjavë?!

Që jemi më të lumtur gjatë fundjavës këtë e dimë, por çfarë na shton lumturinë është fakti që edhe shkenca e konfirmon diçka të tillë.

Si për të provuar që fundjavat jo vetëm na bëjnë më të lumtur, por edhe më të shëndetshëm ekspertët kanë zbuluar se njerëzit e çdo statusi, profesioni apo shtrese shoqërore ndihen më mirë të shtunave dhe të dielave.

Ata jo vetëm që konfirmuan humorin e mirë që na shoqëron gjatë këtyre ditëve, por shtuan se edhe dhimbjet  ishin më të pakta që prej të premtes pasdite deri të dielën pasdite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Psikologët thonë se “efekti i fundjavës” lidhet me lirinë që gjithsecili ka për të zgjedhur aktivitetin që do apo për të kaluar kohë me njerëzit e dashur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje, edhe ata që kanë burime të larta financiare dhe nuk u duhet të shqetësohen për të mira materiale, janë më të lumtur këto 2 ditë.

Rezultatet e studimit përfshinë gjithë llojet e njerëzve; si të martuarit, beqarët  apo ata që kanë humbur partnerët ndihen njësoj gjatë fundjavës.

Kjo sepse e gjithë energjia jonë fokusohet në gjëra që i duam vërtetë, ndryshe nga ditët e javës kur një pjesë të mirë të kohës e kalojmë me kolegë me të cilët mund të kemi lidhje të pakët emocionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?