Pse jeta vështirësohet pas moshës 20-vjeç?
Magazinë E Mërkurë, 18 Gusht 2021 10:14
Kur arrin në moshën 20-vjeçare e kupton që tashmë nuk je më ai “i vogli i mamit dhe babit”, por je rritur goxha dhe do ju duhet të përballeni me “jetën e vërtetë”.
Shumë gjëra ndryshojnë, disa marrin kuptim dhe ne ju japim 12 arsye se pse nuk është e lehtë jeta pas të 20-ve.
- Do përballesh shumë herë me pyetjen “Çfarë do të bësh në jetën tënde?”
- Do jeni mes dilemës: të shpenzoj për qira dhe shpenzime të tjera, apo të jetoj me prindërit?
- TAKSAT! S’ka ndonjë gjë të bukur tek kjo fjalë.
- Do përballeni me oferta pune, por që kërkojnë eksperiencë. Baah!
- Takimet me mjekun, dentistin… do ju duhet t’i bëni vetë.
- S’ka më mami te koka, kur të jeni me grip.
- Kur do martohesh? Kuuuuur?
- Do duroni prindërit që duan nipër dhe mbesa.
- Do e gjeni veten në gjumë që prej orës 9 dhe në fundjavë do zgjoheni shpejt.
- Miqtë tuaj do martohen dhe do shihni njoftime për ditë…
- Trupi juaj s’do jetë më si më parë.
- Trupi nuk do e përballojë edhe aq mirë dehjen e një nate më parë. Çdo vit që kalon bëhet më keq.