Pse nuk protestoj për vizitën e Vuçiç në Tiranë

Nga Lavdërim Lita – Ditën e djeshme, edhe sot mu kërkua nga miq të ndryshëm të isha pjesë e organizimit të protestës kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë.
Nuk pranova parimisht.
Arsyeja që dhashë e që po e bëj publike ka të bëjë me konceptin e mikëpritjes në Kanun. Shteti shqiptar ka vendosur të ftojë Vuçiç në Tiranë, për arsye të njohura të samitit rajonal Brdo Brijuni, dhe kur ti e fton dikë në vendin tënd, në shtëpinë tënde, në fshatin tënd apo në shtetin tënd, nuk mund të dalësh në protestë se të thotë dikush të protestosh (kësaj radhe Vetvendosje apo të tjerë).
Kjo protestë është në shërbim të Kryeministrit dhe atyre që thonë që në rajon shqiptarët janë troublemarkers. Vuçiç ka ardhur edhe herë të tjera në Tiranë, asnjë nuk ka protestuar, por tani i duhet një protestë në sy të botës.

SHKARKO APP