Pse Zuckerberg planifikon ”të fshijë” Facebook-un?

Pas probleme që ka shfaqur rrjeti më i madh social, Mark Zuckerberg po planifikon një revolucion të vërtetë, në prag të mbledhjes vjetore të kompanisë së tij. Sipas medias amerikane “The Verge”, themeluesi i Facebook po mendon të fshijë pikërisht këtë fjalë dhe të ribrandojë kompaninë.

Arsyeja që citon “The Verge”, është fakti që Facebook është bërë sinonim me lajmet e rreme, dezinformimin dhe përhapjen e urrejtjes online. Konferenca vjetore është parashikuar të organizohet më 28 tetor, por ky plan i Zuckerberg mund të bëhet publik edhe më herët.

Ndryshimi do të bënte që logo blu e Facebook të spostohet poshtë, mes shumë shërbimeve që kompania mëmë ofron, si Instagram, WhatsApp, Oculus, e të tjera.

Zukcerberg ka pranuar se kompania e tij në të ardhmen do të shihet më tepër si ofruese e shërbimeve të realitetit virtual, dhe jo vetëm të mediave sociale. Për të konkretizuar këtë objektiv, Facebook ka deklaruar se do të punësojë 10 mijë persona në Europë për të ndërtuar atë që është quajtur “bota online”.

SHKARKO APP