Punime në rrjet, OSHEE: Zonat e Tiranës që do të mbeten pa energji në 24-25 Qershor

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të punimeve në kabina energjia elektrike do të shkëputet në disa zona të kryeqytetit.

OSHEE tha se si shkak i punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 24-25 qershor do të stakohet energjia në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rrugën “Gjon Kastrioti”, rrugën “Lord Bajron”, rrugën “Rexhep Preza” dhe në rrugën  “Koli Bano”. Energjia do të shkëputet gjatë ditës së sotme në këto rrugë në intervalin kohor 9:00 – 12:00.

Sipas njoftimit, po gjatë ditës së sotme energjia do të ndërpritet në rrugën “Tahir Sinani” dhe në rrugën “Pandi Dardha” gjatë intervalit kohor 09:00-12:00 dhe  12:00-15:00.

Në rrugën “Sabri Preveza”, rrugën “Teodor Keko” dhe në rrugën “Naim Frashëri” gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 si edhe në rrugën “Jordan Misja”, rrugën “Petro Marko” dhe në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë intervalit kohor 9:30-15:00.

OSHEE tha se ditën e nesërme energjia do të ndërpritet në rrugën “Mine Peza” dhe rrugën “Teodor Keko” nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në rrugën e Dibrës dhe në rrugën “Thanas Ziko në intervalin kohor 9:30-15:00 dhe në rrugën “Myslym Keta”, rrugën “Tahsim Shehu”, rrugën “Ramazan Disha” nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

SHKARKO APP