Punonjësi i bankës në Kinë përvetëson 15 milionë dollarë

Një punonjës i një banke të nivelit të dytë në Kinë është akuzuar se ka përfituar 100 milionë juan, ekuivalente me 15 milionë dollarë, nga llogaritë bankare të klientëve në tri vite, falë pin-it të bankës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjensia “Bloomberg”, e cila saktëson se ngjarja kishte ndodhur rreth një vit më parë.

“China Banking and Insurance Regulatory Commission”, ndoqi rastin dhe ka vendosur procedura më të shtrënguara për bankat e huaja.

Banka në fjalë kërkon ndjesë për incidentin ndaj personave të prekur prej vjedhjes.

“Siguria dhe mbrojtja e aseteve të klientëve tanë është shqetësimi ynë kryesor dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet për t’u siguruar që të mos ndodhin më incidente të tilla”, komentoi një zëdhënës i bankës.

“Grupi – vazhdon më tej zëdhënësi- respekton në mënyrë rigoroze të gjitha ligjet dhe rregullat e çdo tregu në të cilin operon.”

SHKARKO APP