Qeveria bllokoi makinat, kuksiani rikthehet në kohët e vjetra për zgjidhjen, me kalë mes qytetit
Në qytetin e Kukësit ashtu si në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera u bllokua qarkullimi i makinave si masë drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke kufizuar lëvizjet në maksimum.
Kjo ka detyruar qytetarët që të ecin në këmbë për të kryer furnizimet, por një kuksian ka gjetur një zgjidhje origjinale.
I hipur mbi kalë, ai është filmuar duke lëvizur i qetë mes për mes qytetit që e ka kapluar qetësia absolute si kurrë më parë nga frika e koronavirusit.
Report Tv sjell pamjet nga qyteti i Kukësit mbrëmjen e sotme: