Qindra turistë vendas dhe të huaj kalojnë fundjavën në Drilon: Ka shumë bukuri

Driloni është një nga atraksionet turistike kryesore që ka Pogradeci. Kjo e dielë ka sjellë afrimin e shumë turistëve vendas dhe të huaj pikërisht në Drilon për të shijuar natyrën dhe ajrin e pastër, po ashtu edhe kulinarinë pogradecare.

Në grupe të mëdha, me familjen e me shoqërinë, qindra persona shijuan këtë fundjavë natyrën e  të Drilonit.

Turistët e huaj u shprehën mjaft të kënaqur me gjithçka që të ofron Driloni, por edhe Pogradeci.

“Jam nga Rumania, jam këtu sepse është shumë bukur, është hera e parë në Pogradec, më herët kam qenë në Maqedoninë e Veriut. Kam ardhur këtu së bashku me familjen time, ushqimet janë shumë të veçanta, njerëzit gjithashtu.”

Edhe shqiptarët nga qytetet e tjera zgjodhën këtë destinacion për fundjavë.

“Ne kemi ardhur për të vizituar Drilonin, po na duket një vend shumë i bukur. Është hera e parë që unë vij në këtë vend dhe po kënaqemi shumë,” tha një turiste.

“Më pëlqen faktikisht, megjithëse unë vij nga zonë malore jam i lumtur dhe i kënaqur që po bëjmë këtë udhëtim. Driloni qenka shumë i bukur,” thotë një turist tjetër.

“Ka shumë bukuri, unë kur kam qenë e vogël kam ardhur këtu edhe në një moshë pak më të madhe. Kjo është hera e tretë që e vizitoj,” thotë një turiste.

“Jetoj në Paris, pro kam ardhur për pushime në Tiranë. Këtu është shumë mirë dhe Pogradeci është shumë i bukur. Erdhëm këtu për qetësinë, pastërtinë dhe ushqimin,” thotë një turist.

Këtë vit pritet që në Drilon dhe në Pogradec të shkojnë mijëra turistë nga vendi dhe bota, ndërsa më herët autoritetet në Pogradec kanë thënë se do të ketë qindra aktivitete gjatë sezonit turistik.

SHKARKO APP