Quartzy për “Be taken by Albania”: Spoti ka kuptim të dyfishtë, është i qëllimshëm!

Quartzy ka publikuar një artikull në të cilin shkruan për videon replikuese të filmit “Taken”, duke e cilësuar si një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me reputacionin dhe imazhin e krijuar për Shqipërinë. Sipas tyre, spoti ka kuptim të dyfishtë dhe është i qëllimshëm.

“Ata donin që ju të “merrni” nga bregdeti i vendit dhe nga mikpritja e banorëve. Të mos evokoni rrjetet kriminale, rrëmbimin apo trafikun seksual” –  shkruan Quartzy.

Në postimin e bërë kanë përmendur se trafiku i organizuar mbetet ende një problem serioz në Shqipëri, pavarësisht realizimit të mirë të spotit promovues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një raport i vitit 2018 i Departamentit Amerikan të Shtetit zbuloi se Shqipëria vazhdon të jetë një burim tranzit i grave dhe fëmijëve që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar” theksojnë ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Quartzy mbështet sloganin duke thënë se vendet që nuk janë të njohura nga turizmi, vuajnë padrejtësisht krijimin e këtyre stereotipave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?