Qytetarët shkelin urdhrin e vetëizolimit në Durrës dhe në Sarandë, shëtisin në grup bregut të detit
Në Sarandë dhe në Durrës duket se moti ka favorizuar daljen e qytetarëve nëpër rrugë, duke bërë që ato ta thyejnë rregullin e vetëizolimit.
Disa shëtisin dhe të rinjtë qëndrojnë të grupuar nëpër stolat pranë detit.
Gazetarja Silvi Sulaj raporton për ABC News se duket se izolimi i sarandiotëve zgjati vetëm një ditë pasi këtë të martë sarandiotët kanë dalë xhiro dhe duke bërë aktivitete të panevojshme. Ndërkohë që ka theksuar ndër të tjera se të mosuarit duket se janë dhe më të pabindurit ndaj këtyre rregullave, pasi duket se kanë dalë sërish pa maska dhe pa doreza dhe nuk respektojnë distancën.
Gjithashtu durrsakët duket se kanë shpërfillur masat e qeverisë dhe kanë dalë të shëtisin në breg të detit.
Gazetari Leonidha Musaj ka raportuar për abcnews.al se persona të shumtë kanë dalë nga shtëpitë duke mos e respektuar vetëkarantinimin dhe lëvizje të qytetarëve nuk ka vetëm në vijën bregdetare por edhe në lagje të ndryshme të qytetit. /abcnews.al