Rama batuta në konferencë me homologun Zaev: Drekën do ta paguani ju

Kryeministri Edi Rama ka pritur homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku ka trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme mes dy vendeve. Shefi i qeverisë ka vlerësuar raportet e ndërtuara duke theksuar se do vijojnë të forcohen bashkëpunimet në fusha të ndryshme.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama kërkoi takim të dytë mes dy qeverive ku me nota humori thotë se shpenzimet e drekës i takojnë qeverisë maqedonase.

“Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën. Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe jeni ju që duhet të paguani shpenzimet e drekës. Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzimet”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP