Rama feston 55-vjetorin në…

Kryeministri Edi Rama feston sot 55-vjetorin e lindjes. Në këtë datëlindje, kreu i qeverisë nuk është në Tiranë por në Poloni, pasi data e lindjes përkon me datën kur mbahet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Kjo konferencë mbahet dy ditë me radhë sot dhe nesër, ndërsa në të do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

SHKARKO APP