Rama i bie pishmanit për dhuratën për UNESCO-n, ikona “Ngjallja e Llazarit” qëndron në shtëpi

Një vit pasi me firmën e tij kryeministri Edi Rama vendosi që t’i dhuronte UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”  për 60 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë ky vendim është anuluar.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave po me firmën e Ramës dhe me propozim të Ministres së Kulturës është marrë vendimi që të shfuqizohet vendimi i 29 shtatorit 2018.

Ikona vjen nga kisha e “Ungjillëzimit”, e realizuar ne fillimet e shekullit XIX.

E vlerësuar nga specialistët si një vepër me nivel të lartë artistik, prej vitesh ikona ishte lënë në një gjendje tejet të degraduar.

Pas procesit të restaurimit, që nisi gjatë muajit mars të 2018, ikonës ju rikthyen vlerat artistike, duke dalë në pah koloriti i gjallë i veprës.

SHKARKO APP