Rama, nga profesorët te kriminelët e anonimët…
Magazinë E Mërkurë, 30 Tetor 2019 22:05
Nga Kastriot Islami – PS në vitin 1991, ndonëse komuniste, i bëri thirrje një numër të madh profesorësh, akademikësh dhe intelektualësh me formim perëndimor e reputacion. PS e transformuan në periudhën 1991-2005 nga puniste në socialdemokrate pikërisht këta profesorë dhe akademikë e shkencëtarë me reputacion brënda e jasht vëndit.
Në vitin 2005 Rama me vendosjen në krye të PS fillimisht largoi ose margjinalizoi të gjithë profesorët dhe individët me vlera e kontribute duke keqpërdorur ose kompromentuar njëkohësisht ndonjë prej tyre.
Por më e rënda do të ishte që ai ndërtoi Rilindjen përmes së cilës i zëvëndësoi të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada me personazhe me profile kriminale ose njerëz pa formim universitar që zotëronin pasuri të paligjshme. Vëndin e profesorëve në kuvend dhe në ekzekutiv e zuri klientela e tij e përbërë nga individë me rekorde kriminale individë me pasuri të dyshimta, oligarkë dhe individë me formim të cunguar universitar e intelektual dhe pa kontribute.
Ndërkohë Rama vendosi lidhjet personale direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme në vend.
Rama po ashtu forcoi lidhjet personale me të gjithë klanet e familjet mafioze të trafikantëve të cilat arritën të kishin ndikim mbi Ministrinë e Brëndshme dhe të bëheshin të rrezikshme edhe në nivel rajonal e europian.
Ndërkohë Rama zëvëndësoi të gjithë ata që kishin demokratizuar PS me kukulla e manekinë servilë për ti përdorur si mish për top sa herë që do të ishte e nevojshme për të sulmuar kundërshtarët brënda dhe jasht partisë, dhe me disa të “fortë” të ardhur nga doganat, burgjet, sistemi i drejtësisë, e tjerë.
Rama ngrit dhe forcoi pozitat e disa drejtuesve oligarkë vendorë duke i dhënë mundësi të ngrinin kështjellat e tyre vendore rreth të cilëve do të grumbulloheshin banditë e kriminelë vendor.
Rama ndërkohë nxiti lidhjet dhe bashkëpunimin mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve dhe kriminelëve, mes të fortëve dhe kriminelëve, mes manekinëve dhe oligarkëve e kriminelëve për t’i ndërsyer të gjithë bashkë kundër opozitarëve të Ramës por edhe për të blerë vota e kërcënuar votuesit.
Të gjithë ushtarët e Ramës, oligarkë, kriminelë, të paaftë, manenikë, të fortë, do të shpërbleheshin sipas kontributit për Rilindjen dhe arrogancën e agresivitetin ndaj kundështarëve.
Përfundimisht Rilindja e lidhur ngushtë me kriminelët dhe oligarkët të cilët së bashku krijuan një grupim të fuqishëm do të kontrollonte qeverisjen e vëndit në nivel vendor e qëndror. Aq sa do të ishte e vështirë të ndahej nëse bandat kishin vënë nën kontroll Ramën apo Rama drejtonte bandat.
Më rastin e protestave të studentëve Rama u detyrua të “korrigjonte” mekanizmin e qeverisjes së tij, duke zëvëndësuar disa personazhe të diskretituar të Rilindjes me disa indivdë anonimë, që jo vetëm s’i njeh njeri por nuk kanë asnjë vlerë e kontribut. Tanimë vendin do ta qeveriste Rama, i vetëm, në krye të një bande ANONIMËSH. Ndërkohë që individët me rekorde kriminale, familjet mafioze, oligarkët dhe injorantët do të organizoheshin nën drejtimin e Ramës në formën e një Karteli Mafioz.
Mund të thuhet pa asnjë dyshim se Rama, pas 25 vjetësh ja arriti që të eleminonte plotësisht të gjithë profesorët dhe intelektualët dhe të krijonte qeverisjen e tij personale të përbërë nga ANONIMË dhe të ngrinte Kartelin Mafioz me të cilin ka një lidhje pengmarrje reciproke.
I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 15 vjet nën orkestrimin e drejtëpërdrejtë të Ramës, duke zëvëndësuar ekipin e profesorëve, akademikëve, intelektualëve me reputacion fillimisht me klientelistë mediokër, kriminelë, oligarkë, trafikantë, manenikë e më së fundmi edhe me anonimë. Sot vëndi është në udhëkryq e të gjithë qytetarët e pashpresë ankohen duke mos gjetur forca për tu organizuar e ndryshuar gjëndjen, por vetëm mendojnë të largohen nga vendi e të emigrojnë.
Syri.net