Rama, si shahist i Pallatit të Pionierit

Nga Ergys Mërtiri –
Unë jam gjithmonë tre lëvizje para, – tha, i mbushur me vetëkënaqësi prej shahisti, nga ata të Pallatit të Pionierit. Dhe te gjithë filluan të vrasin mendjen për të gjetur se çfarë marifeti paska zbuluar gjenia e tij.
Tani na dilka që lëvizja shkatërruese qenka përfshirja e Gjykatës Administrative, për të rrezuar një dekret “antikushtetues”!
Me këto lloj lëvizjesh, çudi si qenke vetëm 3 lëvizje para! Mund të ishe 13, 113, sa të duash!
Mund t’i biesh kutisë se shahut me shqelm dhe të thuash: Fitova.
Duhet t’ia pranojmë tolerancën, pasi i kishte të gjitha mundësitë të thoshte edhe se Dekretin mund ta rrezoje me VKM.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?