Ramazani, Komuniteti Mysliman Shqiptar shpërndan mbi ndihma ushqimore për mbi 6000 familje

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuniteti Mysliman Shqiptar do të fillojë një fushatë për të ndihmuar të gjithë personat në nevojë.

Mbi 6000 familje në nevojë në të gjithë Shqipërinë do të marrin pako me ndihma ushqimore duke filluar nga Tirana e më pas në qytetet e tjera.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Medresenë e Tiranës, kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu shpjegoi me gjerësisht këtë nismë.

“Do t’u mundësojmë mbi 6 mijë familjeve pako ushqimore në prag të Ramazanit dukë dëshiruar dhe shpresuar që plagët e njerëzve në nevojë të kurohen dhe shërohen sa më mirë sipas mundësive tona që kemi.”

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori i Arabisë Saudite Abdulmomen Sharaf, i cili foli për bashkëpunimin mes dy vendeve për realizimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

“Do të bëjmë të pamundurën që çdo familje në vështirësi financiare të ketë një mbështetje sado pak të vogël nga ne.”

Së fundmi, Ambasadori ka një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e muajit të Ramazanit.

“Mesazhet e mia për popullin shqiptar nuk janë asgjë tjetër përveç mesazheve të dashurisë, të vëlladashurisë. Këto janë vetëm disa dhurata modeste që kemi arritur ti sigurojmë për popullin vëlla që e konsiderojmë Shqipërinë dhe janë një shenjë e vëzhdimësisë së ndjendjave të mira që kemi si popuj.”

SHKARKO APP