Ramën nuk e mbajnë në pushtet larot, por “të paanshmit”

Nga Ergys Mërtiri –

Hollë-hollë, mendoj se nuk janë as larot e pushtetit, që e mbajnë të keqen në këmbë. Më shumë se ata, problemi është tek “të paanshmit”, ata që për të majmur menderen në kolltukun e rehatshëm të asnjanësisë, mbajnë gjithmonë qendrime simetrike dhe nuk i përfillin faktet që ulërasin.

Pa llogaritur dallimet e mëdha në zullume të kësaj qeverie me të gjitha qeveritë e mëparshme, ata nuk vërejnë aspak se Rama ka nxjerrë jashtë loje ndarjen e pushteteve, se përveç se i ka kapur dhe instrumentalizuar institucionet e pavarura, i përdor ato edhe në kundërshtim me ligjin. E në fund fare ata nuk duan të përfillin faktin se kjo qeveri ka futur drogën dhe trafikantët në zgjedhje duke u bërë e parrëzueshme, nëse ia del ta kaloj lumin kësaj rradhe. Atëherë qajeni me lot demokracinë!

Shumica e intelektualëve, analistëve, aktivistëve, i duan shpatullat të ngrohta dhe nuk kanë kurajë të mbajnë anë aty ku duhet dhe atëherë kur duhet midis palëve. Duke artikuluar gjithmonë refrenin bajat të asnjanësisë, spërkatur me klishe medikokre të tilla, si “janë të gjithë njësoj”, i ndihmojnë gjithmonë të keqes të avancojë.

Në mos e kanë nga budallëku apo shejtanllëku, e kanë nga rehatllëku. Të treja janë problem i madh në këtë vend.

Ka një shprehje që thotë se “agnostics are atheists without balls”.
Unë them se: të paanshmit, janë të anshëm pa b…

SHKARKO APP