Raportimi i A2 nga Siria, Majko: Bravo që na sfiduat, por mos prisni që ministri të shkojë në kamp

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, tha se vizita e A2 në kampin Al Hawl për të gjetur fëmijët dhe gratë e luftëtarëve shqiptarë të ISIS ishte një mësim i mirë për diplomacinë, shërbimin informativ dhe Ministrinë e Brendshme.

“Ka mungesë eksperience, jo interesi. Gazetarët kanë disa cilësi të tjera, diplomatët kanë cilësi të tjera”, tha ai duke iu përgjigj interesimit të A2. “Sot që flasim Siria është shesh lufte. Ne mund të mbanim përgjegjësi për dikë që mund të humbiste jetën. Nuk po them që jeta e një gazetari kushton më pak apo më shumë, por ndonjëherë, burokracitë e institucioneve duhet të mësohen që të jenë fleksibël sa gazetarët dhe të mos mbyllen nëpër zyra”.

I pyetur pse është e vështirë për autoritetet shqiptare për të shkuar në kampin famëkeq, duke qenë se ekipi i A2 arriti të futej atje dhe të sillte dëshmitë e shqiptarëve, Majko u përgjigj: “Duhet të shkonte në kamp, të merrte dhe një automatik dhe një antiplumb dhe ju të kënaqeshit nga filmi me Chuck Norris. Bravo i qoftë A2 që ka bërë këtë, ka sfiduar administratën shqiptare, por mos kërkoni që ministri të shkojë në kamp”.

Raportimi i A2 nga Siria, Majko: Sfiduat administratën, por mos prisni që ministri të shkojë në kamp

SHKARKO APP