Reagimi i ministrave, shikimi i egër i Braçes te refuzimi i facoletës së Spiropalit

Deputeti i PD, Edi Paloka njollosi me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama, në shenjë revolte pasi siç sqaron zyra e PD, në seancën e shkuar e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Nga ky veprim bien në sy edhe reagimet e ministrave, sidomos të atyre që ndodhen në krahë të Ramës. Siç duket edhe nga fotot, zv.kryeministri Erjon Braçe ka një shikim të egër ndaj deputetëve të opozitës, të mbledhur menjëherë rreth foltores, ku ndodhet edhe vetë Paloka, ndërsa ministrja e Shtetit Elisa Spiropali u prek nga disa pika boje.

SHKARKO APP