Redaksia politike e gazetës Kommersant jep dorëheqjen

Njëmbëdhjetë (11) gazetarë politikë të gazetës së njohur ruse Kommersant kanë lënë punën në solidaritet me dy kolegë, që u pushuan lidhur me një artikull që njoftonte për një ndryshim të mundshëm në udhëheqjen e Dhomës së Lartë të Parlamentit.

Në një postim të hënën në Facebook, korrespondenti i Kommersantit,Gleb Cherkasov shkruante se ai dhe 10 gazetarë të tjerë paraqitën dorëheqjen pasi zëvendës kryeredaktori i politikës, Maksim Ivanov dhe korrespondenti i posaçëm Ivan Safronov u pushuan me kërkesën e aksionerëve të gazetës pasi shkruanin në artikullin e tyre se kryetarja e Këshillit Federal, Valentina Matviyenko mund të largohet nga posti, raporton Voa.

Artikulli për uljen e mundshme në pozitë të zonjës Matviyenko, një përkrahëse e fortë e Kremlinit dhe ish-guvernatore e Shën Peterburgut që ka drejtuar dhomën e lartë të parlamentit që nga viti 2011, u botua më 17 prill. Përfaqësuesit e pronarit të Kommersantit, manjatit Alisher Usmanov, nuk kanë bërë deklarata zyrtare lidhur me gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mars, gazetarja e Kommersantit, Maria Karpenko tha se ishte pushuar lidhur me artikujt e saj për fushatën zgjedhore të guvernatorit në detyrë të Shën Peterburgut, Aleksandr Beglov.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?