Reportazhi/ Një ditë në PD

Lulzim Basha ka mbërritur shumë shpejt në selinë e PD.

Ka vendosur që të dalë përballë medies dhe të kërkojë largimin e Edi Ramës pas dështimit me procesin e integrimit.

Jep mesazhin e tij dhe mandej shkon në zyrë. Ka takime me përfaqësues diplomatik. Ndërsa jashtë në oborrin e PD është qetësi.

Të vetmit që futen në seli janë eksponentët pranë Lulzim Bashës.

Nuk ka qytetarë, por gazetarët janë “vizitorët” e vetëm që futen dhe dalin nga selia blu.

Për emisionin “Tempora” qytetarët thonë se ka ardhur koha që pozita të ngrihet në protesta dhe të kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Gazetarja: Është e nevojshme të rinisin protestat nga opozita?

Qytetari: Po, ose duhet të marrë një vendim edhe mazhoranca që të bashkëpunojë me opozitën. 

Madje thonë se PD është vonë në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Qytetari: Opozita jo të fillojë protestat, por të riorganizohet me djem të rinj që të krijojë një parti të re.

Tempora - Një ditë në PD

SHKARKO APP