Reshje shiu, ja si do jetë moti nesër
Dita e nesërme (20 nëntor) do të fillojë me reshje shiu prandaj mos harroni ti merrni cadrat me vete dhe të visheni trashë.
Sipas Meteoalb, territori Shqiptar mbetet me vranesira dhe rreshje shiu ne oret e paradites, ku me te dukshme rreshjet e shiut do te jene ne zonat Jugore. Ndërsa duke filluar nga mesdita dhe ne vijim pritet permiresim i lehte dhe gradual i kushteve te motit.
Temperaturat e ajrit do te rriten ne mëngjes, por do te ulen ne mesdite duke u luhatur nga 5°C deri në 20°C. Era do fryjë lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.