Revolveri me të cilin Vincent van Gogh vrau veten u shit në Paris për 162.500 euro

Revolveri që dyshohet se ka kryer vetëvrasjen piktori i famshëm holandez, Vincent van Gogh, i njohur si “arma më e famshme në historinë e artit”, u shit në ankand të mërkurën (19.06.2019) në Paris për 162.500 euro.
Arma Lefaucheux, e një kalibri prej 7 mm, u hodh në shitje me vlerën fillestare 40,000 – 60,000 euro (45,000 dhe 67,000 dollarë). Ajo u fitua nëpërmjet një oferte telefonike nga një individ privat, identiteti i të cilit nuk u bë i njohur, sipas AuctionArt.
Sipas ekspertëve, Van Gogh shtiu veten me një plumb në gjoks, kur ai ishte në moshën 37-vjeçare dhe vdiq dy ditë më vonë në veri të Parisit në 1890.
Fama ndërkombëtare e këtij ankandi ishte e tillë, që japonezët, amerikanët, meksikanët, finlandezët, gjermanët dhe italianët kanë udhëtuar për në Paris për të parë armën gjatë ekspozimit të saj publik para ankandit, tha për AFP, Grépoire Veyres.
Megjithatë, çmimi i saj nuk shënoi fare rekord mendojnë ekspertët: arma me të cilën poeti francez, Paul Verlaine plagosi kolegun e tij, Arthur Rimbaud në 1873 në Bruksel, u shit në ankand në vitin 2016 nga Christie kunderjt një vlere prej 434,500 euro.
Autenticiteti nuk është konfirmuar
Më 27 korrik 1890,mjeshtri holandez do të shkonte në një fushë afër strehëzës ku po qëndronte në Auvers-sur-Oise, do të hiqte këmishën e tij dhe do të qëllonte me një plumb në gjoks me armë të pronarit. Revolvera pas të shtënës e cila do t’i merrte jetën dy ditë më vonë i kishte rënë nga duart Van Gogh, i cili i plagosur, do të kthehej në shtëpizën ku banonte.
Arma, autenticiteti i së cilës nuk ka gjasa të konfirmohet zyrtarisht, u zbulua në vitin 1965 nga një fermer në të njëjtën fushë. Pas zbulimit të tij, fermeri ia dorëzoi armën – shumë të dëmtuar – pronarit të strehës Ravoux. Që atëherë ajo kishte mbetur në familje, sipas Shtëpisë së ankandeve AuctionArt. Hostel ndryshoi duart në vitet 1980. Arma u prezantua për herë të parë në vitin 2012 me shfaqjen e një libri “Aurait-on retrouvé l’arme du suicide?” (A u gjet arma e vetëvrasjes?)

/ Marrë nga AFP – Përshtati në shqip: Albert Vataj

SHKARKO APP