Rifiton pikë euro

Euro ka ndryshuar kurs, duke ndjekur një trajektore rritëse. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në mbyllje të këtij muaji valuta është ngjitur në kuotën e 122.6 lekëve. Pavarësisht trendit pozitiv që ka shfaqur, nuk mund të flitet ende për një stabilizim të monedhës. Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo e fundit do të qëndrojë në vlera të ulëta deri në fund të muajit shtator. Megjithatë, një euro e dobët ka humbësit dhe përfituesit e saj. Eksportuesit dhe familjet që jetojnë me paratë e emigrantëve po e vuajnë më shumë rënien e fortë të valutës, ndërsa përfitues nga ana tjetër janë importuesit dhe qeveria, e cila do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

SHKARKO APP