Rikthehen reshjet, si pritet të jetë moti në orët në vijim

Kushte të paqëndrueshme meteorologjike me mot të vranët dhe reshje të dobëta shiu në veriperëndim kane perfshire vendin nga mengjesi i sotëm.

Por moti i vranët do të vijojë deri në fund të ditës dhe deri në orët e pasdites i gjithë territori do të shoqërohet nga reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në veriperëndim deri të lartë, raportojne sinoptikanet.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet me intensitet mesatar vijojnë deri në mesnatë në të gjithë vendin ndërsa me itensitet të lartë në jug dhe një pjesë të qëndrës.

Për shkak të erës së fortë jugore temperaturat sot në vlerat e mesditës arritën nga 17ºC në zonat malore deri dhe në 24ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Por si do të vijoj moti për ditën e nesërme, e merkure?

Deri në orët e para të mëngjesit vijonë moti i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar. Më pas deri në fund të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Temperaturat në të dyja vlerat vlerat (minimale dhe maksimale) pritet të pësojnë rënie.

SHKARKO APP