Ronela Hajati: Ma keni bërë Samantën si dashnore

Javën e kaluar Samanta shpërtheu në Instastory me disa fjalë për Young Zerkën dhe Ronela Hajatin. Prej kohësh dihet që miqësua mes dy këngëtareve është prishur dhe thumba ka pasur gjithmonë. Pasi Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën, kjo e fundit shpërtheu përmes një statusi ku shprehej:

“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”. Këtë herë është radha e Ronelës të reagojë dhe sigurisht që do ta bëjë të shtunën, e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”.

Ajo shprehet “Ma keni bërë Samantën si dashnore!” dhe me siguri u referohet lajmeve për sherrin. Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta dhe ende nuk dihet shkaku që prishi miqësinë e tyre.

SHKARKO APP