Rregulli, në ashensor vetëm me maskë dhe doreza
Gloria Taliani, profesore e sëmundjeve infektive në Universitetin La Sapienza të Romës, në Itali thotë se duhet të kemi kujdes kur marrin ashensorin. Nga ana tjetër, ajo jep disa këshilla sesi të veprojmë. “Në të gjitha mjediset e vogla, siç është ashensori, nëse personi që hyri para nesh është asimptomatik, por pozitiv, ai mund të na kontaminojë edhe përmes panelit të butonave dhe dyerve, pareteve të ashensorti dhe pasqyrës por jo përmes ambientit të brendshëm pasi ky virus nuk mbetet pezull në ajër por bie në sipërfaqen e bazamentit të ashensorit. Pra rreziku i atyre që përdorin ashensorin është prekja me duar e butonave, pasqyrës dhe pareteve. Kjo është arsyeja pse duhet të përdorni doreza dhe paskësaj duhet ti hidhni ato në një kosh dhe ta mbyllni dhe paskësa të lani duart Nëse në ashensor të gjithë përdoruesit përdorin maska kirurgjikale nuk ka asnjë rrezik që ne të infektohemi. Kur ktheheni nga jashtë brenda në shtëpi është praktikë e mirë që të ndryshojmë rrobat dhe të veshim rroba të tjera kurse ato qe hoqëm është mirë që ti nxjerrim në ajër të pastër në dritare apo ballkon. Sigurisht që rrobat nuk duhet të përdoren më shumë se dy ditë të veshura dhe paskësaj ato duhet të lahen”.