Rrëmbimi i Jan Prengës, Artan Hoxha publikon telefonatën me “bosin” e kokainës Dritan Rexhepi

Pasditen e sotme në orën 17:10 në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha do të publikojë intervistën e realizuar me telefon, me Dritan Rexhepin nga burgu i Ekuadorit.

Këtë intervistë, Hoxha e paralajmëroi pak ditë më parë, ndërsa do të publikohet pasditen e sotme. Dritan Rexhepi, vuan dënimin në burgun e Ekuadorit, ndërkohë është akzuar se urdhëroi pengmarrjen e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, viti pasi vëllai i këtij të fundit kishte marrë dhe fshehur një sasi të madhe kokaine të nisur nga grupi i tij nga Ekuador.

Lidhur me këto akuza, Rexhepi kam folur për herë të parë për gazetarin Hoxha, duke dhënë sqarimet e tij. Gjithçka do të mund ta ndiqni në orën 17.10, në studion e Abc News, ku do të jetë i ftuar gazetari Hoxha përballë Endri Xhafos.

Po ashtu, videon e plotë të Rexhepit, i cilësuar si bosi më i madh shqiptar i trafikut të kokainës do të mund ta ndiqni të plotë edhe në abcnews.al.

Artan Hoxha: Bastisen gjithe Niklen per te gjetur vetem nje shpate Samurai

Postimi i Artan Hoxhës:

Gramoz (Dritan) Rexhepi, aktualisht i denuar prej afro 6 vitesh per trafik kokaine ne burgun e sigurise se larte, ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.

Njeriu i cilesuar nga media, si bosi shqiptar me i madh, i trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.

I akuzuar gjate tre javeve te fundit si urdheruesi i ngjarjes se 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe me pas u zhduk ne resortin Golden te grupit Hajri ne Shijak, trupi i Jan Prenges. Dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut te sigurise se larte ne Ekuador ne shkembim te nje ngarkese kokaine prej 283 kilogramesh, e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur ne portin Britanik te Portsmuthit nga 5 shqiptare, mes tyre dhe Astrit Prenga, vellai i te rrembyerit ne Kamez.

I cilesuar ne momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, ne nje qender tregetare ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guajakil, si nje sukses i madh ne luften kunder narkotrafikut nderkombetar nga drejtori i Interpolit ne Lion te Frances.

I arratisur disa here nga burgjet shqiptare dhe ato te vendeve te Bashkimit Europian, dhe i perfshire ne top-listen e 10 personave me te kerkuar ne bote nga Interpol.

40 vjecari nga fshati Velce i Vlores, Gramoz Rexhepi, ka folur per here te pare ne lidhje me akuzat e drejtuara ndaj tij.

Ne nje interviste te gjate realizuar me telefon nga burgu i sigurise se larte ne Kuito, Rexhepi tregon versionin e vet ne lidhje me ngjarjen e fundit qe ka tronditur opinionin ne Shqiperi dhe rrefen te kaluaren problematike te jetes se tij, se si u perfshi ne trafikun nderkombetar te kokaines.

Per me teper sot pasdite duke filluar nga 17:10, drejtperdrejt ne ABC News, nje rrefim mbi Gramoz Rexhepin, dhe ne vazhdim, publikimi ne Ëebin e ABC News te intervistes se plote te njeriut te cilesuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bosi me i madh shqiptar i trafikut te kokaines….

SHKARKO APP