Rreth 1 miliard njerëz të mbyllur në shtëpi nga koronavirusi, OBSH të rinjve: Kujdes, ju nuk jeni të pamposhtur!

Pothuajse një miliardë njerëz në të gjithë botën kanë qenë të vetë-izoluar në shtëpitë e tyre të shtunën teksa numri i të prekurve nga koronavirusi shkon në 301,630 globalisht.

Masa të rrepta, me qëllim frenimin ose ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, janë marrë pothuajse në të gjitha vendet e prekura nga virusi në botë. Pandemia ka ndaluar jetën normale pothuajse në të gjithë planetin, duke bërë që lëvizjet të kufizohen, shkollat të mbyllen dhe miliona punonjës të punojnë nga shtëpia.

Më shumë se 900 milionë persona  në të gjithë botën thuhet të jenë të mbyllur në shtëpitë e tyre në 35 vende të botës për shkak të pandemisë.

Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë grupi më i rrezikuar i shoqërisë nga Covid-19, por gjithsesi, OBSH i ka paralajmëruar edhe të rinjtë që edhe ata mund të jenë të rrezikuar.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur:

Ju nuk jeni të pamposhtur. Ky virus mund t’ju shtrojë në spital për javë të tëra, ose mund t’u marrë jetën. Edhe nëse nuk infektoheni, zgjedhjet që do të bëni për vendet ku shkoni do të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër.” /abcnews.al/

SHKARKO APP