Rreziku në spitale, koronavirusi mund të përhapet edhe nga veshjet e mjekëve

Sipas një raporti të ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këpucët mund ta transmetojnë virusin COVID-19. Gjithsesi, probabiliteti për t’u infektuar nga virusi është më i lartë dhe më i mundshëm me kontakt të afërt, sesa nga këpucët e kontaminuara.

Në raport thuhet gjithashtu se këpucët, e veshura nga stafi mjekësor në veçanti, mund të kontribuojnë në përhapjen e virusit larg burimit.

Në kuadër të studimit, janë mbledhur mostra nga dyshemeja, nga mouse-t e kompjuterave, kanaçe të hedhura në plehra etj, në një repart të përgjithshëm me pacientë të sëmurë me COVID-19.

Gjysma e këpucëve të veshura nga stafi mjekësor në njësinë e kujdesit intensiv rezultuan pozitive për virusin SARS-CoV-2. Të gjitha këto, vërtetojnë se këpucët e veshura nga stafi mjekësor mund të bartin dhe depozitojnë në mënyrë efektive virusin larg burimit.

Rreziku i mbartjes së virusit në këpucë për publikun vjen nga vendet ku ka pacientë me të infektuar, si në spitale.

Carol Winner i tha Huffington Post:

“Këpucët janë në pjesën më të largët të trupit, pra ndodhen larg fytyrës dhe ne e dimë se rreziku më i madh i transmetimit është nga personi në person, jo nga këpucët te personi”.

Megjithatë, ekspertët kanë thënë ndër vite se materialet e këpucëve mund të mbajnë viruse dhe baktere në mënyrë efektive. /abcnews.al

SHKARKO APP