Rruga e llixhave të Peshkopisë e shkatërruar, frekuentuesit e ujërave kurative: Turp e faqe zezë!

Llixhat e Peshkopisë janë fitimprurëse jo vetëm për banorët që kanë investuar por dhe për bashkinë e Dibrës që ju vjel taksat.

Prej më shumë se 10 vjet rruga që të çon drejt llixhave që është rreth 900 metra nuk është mirëmbajtur. Gropat janë thelluar dhe ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe. Ky shqetësim i përsëritur disa herë nga banorët dhe qytetarë të tjerë që frekuentojnë llixhat, nuk është marrë në konsideratë nga pushtetarët vendor.

Rruga e llixhave te Peshkopise e shkatërruar, frekuentuesit e ujerave kurative: Turp e faqe zeze!

“Turp e faqezezë kam 8 vjet që vij këtu nga Lushnja është një rrugë e lodhshme e mërzitshme”

“Vij nga Lezha. Rruga është skandaloze”.

“Të ardhurat i çojmë në bashki asnjë investim s’ka bërë në lagjen tonë”.

“Makinat po i shkatërrojmë, paguajmë taksa dhe rruga nuk po bëhet”.

Sipas banorëve të kësaj lagjeje të Peshkopisë, llixhat frekuentohen nga rreth 30 mijë turistët në vit, por dëmtimi i rrugës po ndikon negativisht.

Në lagjen e llixhave jetojnë rreth 250 familje dhe janë ngritur 36 hotele të cilat frekuentohen në pranverë dhe vjeshtë nga persona që përdorin ujërat termalë për kurim. Përmes një llogarie të thjeshtë, nëse llixhat frekuentohen mesatarisht nga 30 mijë turistë në vit ata shpenzojnë nga 2 mijë lekë në 24 orë për fjetje dhe përdorim të ujërave kurativë. Në total vlera shkon 60 milionë lekë të reja. Një pjesë të fitimeve I merr përmes taksave bashkia ndaj kjo rrugë më pak se 1 km mund të ishte restauruar.

/abcnews.al

SHKARKO APP