RTSH transmetoi filmin e minorenëve homoseksualë për 1 Qershorin, reagon ashpër gazetari: E pështirë!

Radio Televizioni Shqiptar transmetoi pak ditë më parë një film të dy djemve minorenë homoseksualë, me rastin e një qershorit, duke qenë se qershori është edhe muaj i ndërgjegjësimit për të drejtat e komunitetit LGBT.

Por filmi me metrazh të shkurtër nuk është pritur mirë nga gazetari Klodian Tomori, i cili ka reaguar ashpër kundrejt Radio Televizionit Shqiptar.

Ai kundërshton hapur promovimin e kësaj lloj marrëdhënie sidomos tek minorenët dhe për më tepër e quan të pështirë atë:

“Kjo është e pështirë, e ndyrë, e neveritshme dhe madje barbare. Kjo është më e shëmtuar edhe se vetë TVSH-ja.

Qeveria shqiptare takson çdo familje të këtij vendi, përfshirë ato në nevojë, që të subvencionoje televizionin publik. Janë 10 milionë euro taksa në vit, që paguhen nga të varfër dhe të pasur”, shkruan ai.

Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri

Axhenda e peshtire e TVSH-se

Televizioni publik ka transmetuar mesditen e kesaj te hene nje film me metrazh te shkurter, fabula kryesore e te cilit ishte marredhenia homoseksuale e dy djemve minorene. Ne film shfaqen dy kalamaj qe puthen dhe thone se ndihen krenar per marredhenien e tyre dhe jeten sentimentale qe kane me njeri tjetrin.

Kjo eshte e peshtire, e ndyre, e neveritshme dhe madje barbare. Kjo eshte me e shemtuar edhe se vete TVSH-ja.

Qeveria shqiptare takson cdo familje te ketij vendi, perfshire ato ne nevoje, qe te subvencionoje televizionin publik. Jane 10 milione euro taksa ne vit, qe paguhen nga te varfer dhe te pasur.

Tani pyetja eshte per ca i perdor parate TVSH-ja? Pervecse i vjedh dhe i shperdoron, ashtu si cdo ndermarrje tjeter publike ne kete vend, ca axhende shtyn perpara televizioni shqiptar.

Nese nje nga qellimet e taksimit te qytetareve per llogari te TVSH-se eshte edukimi i publikut, si edukohet publiku duke nxjerre dy meshkuj 13 vjecare, qe promovojne homoseksualitetin?

E para, si mund te transmetohet ne mes te dites nje film me permbajtje te ketij lloj, ku subjekti jane minorenet? Kjo duhet te jete subjekt hetimi nga AMA e ndoshta edhe me siper AMA-s.

E dyta, femijet ne ate moshe duhet te kene vetem nje qellim, shkollimin dhe te mesuarit per t’u bere njerez te afte qe neser ti sherbejne shoqerise. Nuk edukohen femijet te lidhin marredhenie ne kete moshe. Aq me teper te ndihen krenare pse kane te marredhenie as te seksit tjeter, e jo me te seksit te njejte. Ky eshte perversitet, jo krenari.

E treta, me shume mundesi ky filmi do jete pjese e ndonje projekti te financuar nga donatore ose ndonje OJF. Jane keto projektet qe shperdorojne para masivisht. Nese eshte keshtu, turp.

Tani kjo pune zgjidhet keshtu. Fillimisht duhet nje auditim i thelluar nga KLSH per menyren se si i shpenzon parate TVSH-ja.

Se dyti, duhet bere gati nje projektligj per definancimin e TVSH-se. Fillimisht permes shkurtimit me 30 per qind te buxhetit, me pas nese vazhdon te beje perversitete si keto definancim total.

Pak se jetojne mbi kurrizin e njerezve, por promovojne dhe axhenda te peshtira.

Koalicioni Shqiptar Për Shqipërinë shkruan gjithashtu në Facebook, se do të paraqesë një ankesë te AMA për të ndaluar transmetimin e filmave të tillë pasi ndikojnë te seksualiteti i fëmijëve.

SHKARKO APP