Ruajtja dhe shpërndarja, pse vaksina e Moderna-s ka më shumë shanse se ajo e Pfizer
Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi sot se vaksina e saj për trajtimin e koronavirusit ka rezultuar 94.5% efektive. Ditë më parë, edhe korporatë farmaceutike shumëkombëshe Pfizer njoftoi se vaksina e tyre kandidate rezuloton të jetë 90 për qind efektive.
Por, kur vjen puna tek kushtet e ruajtjes, duket se vaksina e zhvilluar nga Moderna ruhet dhe transportohet më lehtë.
Vaksina e Moderna-s, e cila bazohet në teknologji të ngjashme mARN si ajo e BioNTech, pritet të vlerësohet nga FDA në një analizë përfundimtare të 151 rasteve me Covid mes pjesëmarrësve në një test klinik që do të ndiqet mesatarisht për më shumë se dy muaj.
Nëse rezultatet mbeten premtuese, vaksina e Moderna-s mund të sigurojë potencialisht një avantazh të madh ndaj vaksinës së Pfizer.
Ndërsa vaksina e Pfizer kërkon që të ruhet në kushte të ftohta midis -70 gradë C dhe -80 gradë C nga struktura e prodhimit tek pacienti, Moderna njoftoi se këtë aspekt tek vaksina e tyre e kanë përmirësuar.
Duke bërë që vaksina e tyre të ruhet në temperatura standarde të ftohjes prej 2 gradë C në 8 gradë C për 30 ditë. Vaksina mund të ruhet për gjashtë muaj në -20 gradë, C për transport dhe ruajtje afatgjatë, shtoi kompania.
Por me çmime nga 40 deri në 59.3 dollarë për dy doza, vaksina e Moderna-s është më e shtrenjtë se “homologet”.
AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po synojnë të shesin vaksinën e tyre me rreth 3 paund doza, ndërsa vaksinat në provë të Johnson dhe Johnson dhe një bashkëpunim midis Sanofi dhe GSK pritet që të dy të kushtojnë rreth 8 £ për dozë.
Pfizer do t’i kushtojë SHBA-ve rreth 40 dollarë për dy doza. /abcnews.al/