Rubrika gazmore/ Kush thyen rregullat në Kuvend, çfarë e shqetëson deputetin Gjuzi
Rubrika gazmore këtë herë në emisionin “Kjo Javë” ka sjellë në vëmendje imazhet fillimisht nga kodrat e liqenit, ku karantina për disa orë u “braktis” dhe prindërit me fëmijët e tyre iu gëzuan diellit dhe lodrave. Pamje të veçanta por edhe të lezeçme me plot detaje.
Në një prej videomesazheve të radhës, ministrja Manastirliu kërkon të kthehet edhe njëherë nga e para fjala e saj, gjë që i ka shpëtuar montazhit të përgatitur nga ministria të materialit ku bëheshin të ditura rregullat. Ndërkohë brenda në seancën plenare të së enjtes shumë pak ishin ata që nuk e mbanin maskën dhe dorezat, një ndër to deputetja Rudina Hajdari.
Deputeti Andi Përmeti i ka kërkuar kryetarit të kuvendit nevojën e një psikiatri për deputetin Beqja dhe propozimet e tij të bujshme. Diçka e shqetëson edhe deputetin Gjuzi. Këto dhe shumë të tjera përgatitur në një montazh gazmor dashamirës, nga Riolind Luzi.