Rubrika gazmore/ Nga incidenti në konferencë te bisedat ‘nën zë’ në Parlament, çfarë nuk u pa këtë javë
Java në përmbyllje të saj sjell edhe momentet gazmore përmes rubrikës që transmetohet në emisionin “Kjo Javë”. Parlamenti është ai që ka çastet më pikante por edhe konferencat për shtyp apo deklaratat e shkurtra për median regjistrojne të papriturat e tyre.
Rubrika nis me Oerd Bylykbashin që edhe ai “i bindet” sinjaleve sygjeruese të operatorëve për t’u spostuar majtas e djathtas derisa të inkuadrohet nga kamera. Ministrja Manastirliu pasi tenton të nisë komunikimin e saj, bën një pauzë për t’i lënë kohë të gjithë mikrofonave të rregulloheshin në tryezën e saj.
Lider global, e ka quajtur me ironi Rudina Hajdari kryeministrin e vendit të cilit i thotë se më në fund erdhi dita që ai ta begenisë parlamentin e të bashkohet me deputetët pas mungesave të bëra.
Deputeti Gjiknuri është po kështu në fokus të kamerave në lëvizjet e tij. Sikurse, Kujtim Gjuzi i irrituar me qeverinë shpreh pakenaqësitë e tij më kartolinën e 100 viteve parlament që mbante në dorë gjatë fjalës në seancën plenare. /BW