Rudina Hajdari gjen “ngushëllim” tek babai, poston foton e ëmbël të së bijës krah bustit të tij
Rudina Hajdari e ka mbyllur ditën e sotme me një foto kuptimplotë për familjen e saj. Ajo ka ndarë një foto të së bijës tek busti i gjyshit të saj të ndjerë Azem Hajdari të vendosur në Tiranë.
Vajza e saj shfaqet e buzëqeshur teksa mbështetet pas bustit.
Dita e sotme shënoi një ngjarje në familjen e tyre, pasi nëna e deputetes, gjyqtarja Fatmira Hajdari u shkarkua nga vettingu për shkak të problemeve me pasurinë.
Vetë Rudina Hajdari u shfaq në kuvend me një fjalim mjaft emotiv, duke deklaruar se e mbështet Reformën në Drejtësi dhe beson tek ajo.
Ajo nuk mori pjesë as në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, pasi dy ditë më parë u shpreh se nuk do të marrë pjesë në pazare për tenderin e identifikimit biometrik.
Ndërsa pozicioni i saj në këtë Këshill tashmë është në pikëpyetje, pasi tre grupet e opozitës parlamentare i kanë kërkuar Ruçit shkarkimin e saj për ta zëvendësuar me Myslim Murrizin.
Kjo pikë do të votohet në Kuvend, javën e ardhshme.
/abcnews.al