Sa i duhet Shqipëria njerëzimit? – Jemi shteti i dytë më i padobishëm në Europë

Në një klasifikim të 153 shteteve të botës sipas kontributit të gjithsecilit në zhvillimin dhe të mirën e njerëzimit, Shqipëria renditet e 70-ta, nga vendi i 69-të i një viti më parë.

Pra, Shqipëria është vendi i parafundit në Europë, çka do të thotë se, është shteti europian më “i padobishëm” pas Ukrainës dhe se ka kontributin më të vogël në zhvillimin e njerëzimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Indeksi i “vendeve të mira” përpilohet mbi bazën e kritereve si: Shkenca dhe Teknologjia, kultura, paqja, rendi botëror, klima, barazia, shëndeti dhe mirëqenia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër to, padiskutim që ajo që i referohet shëndetit dhe prosperitet është një njollë e zezë, pasi në rendit në vendin e 142-të në botë, ndër 153 shtete, madje edhe më keq se vende mjaft të pazhvilluara të Afrikës, Amerikës Latine apo edhe Azisë Jug-lindore.

Kjo performancë e dobët vjen si rrjedhojë e nën-indikatorit që i referohet ndihmës humanitare dhe donacioneve. Një tjetër indikator që na rendit ndër vendet e fundit në botë është ai që i referohet shkencës dhe teknologjisë.

Në këtë drejtim, Shqipëria është e 119-ta në botë, në rënie të ndjeshme në krahasim me vitin paraardhës. Indikatorët që kanë një vlerësim pozitiv ndërkohë janë ata që i referohen prosperitetit dhe barazisë si dhe ai i kulturës.

Pra, në drejtim të kulturës, Shqipëria renditet e 54-ta në botë, Të paktën në këtë drejtim vlerësohet si një shtet që i jep diçka njerëzimit, madje edhe më shumë se Rusia, Turqia, Kina, etj.

Në nivel global, kurorën e shtetit më të mirë e merr Finlanda, që ndiqet nga Irlanda dhe Suedia, ndërkohë që në vend të fundit renditet Iraku me Libinë dhe Jemenin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?