Sa na mbrojnë nga koronavirusi dezinfektuesit e duarve

Me frikën e përhapjes së koronavirusit, dezinfektuesit e duarve dhe letrat e lagura me efekte antibakteriale janë disa nga produktet më të kërkuara në farmaci dhe dyqane, sa vështirë t’i gjesh më. Në një pjesë të tyre, në pjesën e pasme, shkruhet se kanë efekte pozitive kundër koronavirusit, gjë që mund të jetë pak e dyshimtë për faktin se ka pak muaj që koronavirusi u përhap.

Në këtë pikë, lind nevoja të theksojmë se koronavirusët janë një familje virusësh, ku Covid-19 është një gjini specifike e tyre.

Përgjithësisht kanë karakteristika të ngjashme, megjithëse është e paqartë se çfarë na mbron vërtet nga Covid-19, sepse nuk është studiuar ende plotësisht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të përdorini dezinfektues duarsh për shkak se Covid-19 ka një ngjashmëri 80% me virusin SARS, ku dezinfektuesit patën efekt.

Pra, ka prova se dezinfektuesit vrasin koronavirusin, megjithëse jo domosdoshmërisht Covid-19. Sigurisht që siç e thamë më sipër, për aq kohë sa ka karakteristika të ngjashme me të tjerë virusë, nuk është aspak e dëmshme t’i përdorni.

SHKARKO APP