“Sakrificë për punonjësit e shtetit, edhe këtë fundvit nuk marrin shpërblime”
Edhe këtë vit punonjësit e shtetit nuk do të marrin shpërblime në fundvit.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Dritan Kaba shkruan se ky është viti i shtatë që pas ardhjes së Ramës në pushtet që punonjësit nuk shpërblehen në fundvit.
Kete vit zyrtaret, dmth punonjesit e shtetit, nuk do marrin shperblime tha Edi! Punonjesit e shtetit kane shtate vite, qe kur ka marre ky qeverine qe nuk kane marre shperblim. Mjeket dhe mesuesit e kane harruar çfare ka qene rroga e 13, po keshtu policet, ushtaraket dhe zjarrfikesit!
Niveli i mashtrimit dhe shtirjes kalon çdo kufi!”, shkruan Kaba.