Salvini mes 100 personave më të fuqishëm në botë
Revista amerikane, “Time”, ka renditur Matteo Salvinin mes 100 personave më të fuqishëm në botë.
Në kategorinë e liderëve, zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini është i vetmi italian përkrah personaliteteve si Papa Francesco, Donald Trump, XI Jinping, Greta Thunberg etj.
“Është lideri më i diskutueshëm në Europë, e pas zgjedhjeve europiane të majit, mund të jetë dhe lideri më i fuqishëm në Europë,”-shkroi Time.
Nën komentin e analistit politik amerikan, Steve Bannon, Time e prezanton Matteo Salvinin me sloganin “Erdhi, pa e poston në Facebook”.
“Është politikani më antikonvecional, një turbinë takimesh, fjalimesh, energjie e të gjitha live në profilet e tij sociale. I financuar me pak para, por me mjaft kurajë, këmbëngulje, Salvini shpreh një mesazh të qartë,”-shkruan Times. “Solli rilindjen e krenarisë kombëtare italiane si dhe i diktoj Brukselit ligje mbi politikat e emigracionit.”
Sipas revistës amerikane, në postin e Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini ka realizuar objektivat e fushatës së tij elektorale si mbyllja e porteve italiane për emigrantët klandestinë, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore deri në një debat të ashpër me institucionet europiane.”
Salvini është i vetmi politikan italian i zgjedhur nga Times, në kategorinë leaders dhe pse në listën e 100 më të fuqishmëve në botë renditen dhe italianët, shefi i kuzhinës Massimo Bottura dhe Pierpaolo Piccoli, drejtori ekzekutiv i markës më të famshme italiane të modës Valentino.