Samit për zgjerimin e Ballkanit, Pendarovski: Të mbahet në Shkup

Nga Tirana gjatë konferencës së përbashkët me Kreun e Shtetit Shqiptar, Ilir Meta, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, ai tha se propozon një nismë për formimin e një grupi joformal për miqësinë maqedonase shqiptare ku të takohen bashkë intelektualë të shquar, biznesmenë, përfaqësues të kulturës, të rinj, një herë në njërin shtet dhe një herë në tjetrin, për të dhënë propozime mbi bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje.

“U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t’i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t’i bindim liderët evropianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet. Në këtë kontekst, unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe në pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit. Nëse ekziston dakordim për këto punë, konsideroj se Maqedonia e Veriut duhet të jetë mikpritëse e këtij samiti. Me rëndësi të madhe për ne është edhe mbështetja e deritanishme e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Duhet të drejtojmë energjinë dhe vëmendjen tonë edhe tek bashkëpunimi ekonomik, i cili nuk reflekton marrëdhëniet e mira politike, dhe faktin që jemi shtete mike dhe fqinje”.

SHKARKO APP