Samsung “surprizon” përdoruesit me smartfonin e ri të përthyeshëm
Kompania telefonike Samsung “ngacmoi” përdoruesit e saj duke publikuar foto nga projekti për telefonin e parë që mund të paloset.
Gjatë konferencës Samsung Developer ditën e djeshme u prezantua përmes një video, smartfoni Galaxy Fold e cila mund të palosej duke e zvogëluar ekranin po pa e prishur pamjen.
Samsung nuk dha informacione të detajuara për modelin e ri duke e lënë surprizë dhe datën e publikimit.
Projekti pilot i nxjerrë më parë në shtator të këtij viti kishte problem më përthyerjen e ekranit, ndaj kompania vendosi të shtyjë datën zyrtare të lançimit.
Konkurenca mes kompanive për të sjellë këtë risi është shumë e fortë. Të gjithë janë po mundohen të prodhojnë një telefon që mund të punojë si kompjuter por me përmasa të vogla, ndaj dhe ideja e përthyeshmërisë është një sfidë më vete për inxhinierët.