Saranda, një sezon me pak turistë, shumë biznese i shpëtuan falimentit, por s’kanë përfituar ulje taksash
Muaji tetor shënon edhe mbylljen e një sezoni të vështirë turistik për qytetin e Sarandës. Ndryshe nga çdo vit tjetër kjo verë solli shumë më pak turistë. Bizneset që i shpëtuan falimentit ankohen se ende nuk kanë përfituar nga ulja e premtuar e taksave, por shpresojnë që viti tjetër të jetë më i mbarë.
Saranda ka lënë pas një nga sezonet turistike më të vështirë.
Mbyllja e kufijve dhe masat shtrënguese anti Covid-19, bëne që qyteti bregdetar të vizitohej nga një numër i vogël turistësh.
“Subjetet në përgjithësi sivjet u gjenden në pozicionit 20%.”
Deri në këtë moment bizneset i kanë shpëtuar falimentit, por ende nuk kanë përfituar nga uljet e taksave qe u premtuan.
“Duam të besjmë se deri në fund të vitit do të kemi atë lehtësimet që janë premtuar.”
Hoteleria e arriti maksimumin e saj duke plotesuar 30-40% të kapacitetit në muajin gusht, ndërsa restorantet buzë detit u penalizuan nga punimet e Lungomarës.
“Veç koronës, ndikoi negativisht edhe ndërtimi i bulevardit.”
Për vitin e ardhëm operatorët turistik në Sarandë, jam optimistë për një situatë më të zbutur.
“Më e keqja që mund të nddhë vitin tjetër është një sezon më pak i keq se ky i sivjetshmi.”
Mbyllja e kufirit detar, i shkaktoi Sarandës dëme të jashtëzakonshme në prurjen e turistëve të huaj. Për muajt e verës ishin parashikuar të hynin së paku 420000 turist të huaj, përmes Portit të Sarandës. /Ora News