Së shpejti, një vaksinë e vetme që lufton koronavirusin dhe gripin

Një vaksinë që do të mbrojë njerëzit njëkohësisht nga gripi i zakonshëm dhe nga COVID-19 pritet të jetë gati brenda një viti, sipas një ekipi studiuesish.

Profesori Ronald Eccles, i cili drejtoi Qendrën e për Gripin e Zakonshëm të Universitetit të Kardifit për gati 30 vjet, tha se nuk kishte asnjë pengesë të pakapërcyeshme për të kombinuar dy vaksinat në një.

“Besoj se në të ardhmen do të kemi një vaksinë të kombinuar për gripin dhe koronavirusin. Është më e lehtë dhe për njerëzit të bëjnë një vaksinë sesa dy”, shprehet profesori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombinimi i vaksinave në një të vetme është përdorur shpesh në vaksinimin e fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?