Sekretari i Përgjithshëm i USIG RAI: Gazetarët shqiptarë të kërkojnë mbështetje nga BE
Sekretari i Përgjithshëm i USIG RAI, Vittorio Di Trapani në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora, tha deklaroi se gazetarët shqiptarë duhet të kërkojnë ndihmë nga BE nëse nuk dëgjohën nga qeveria.
Intervista e plotë
Sa e rëndësishme është ligjshmëria në profesionin e një gazetari? Sa e rëndësishme është garancia e Kushtetutës në kryerjen sa më korrektet të punës së një gazetari?
Vittorio Di Trapani: Është thelbësore që shtetet të garantojnë normat që sigurojnë lirinë e plotë të autonomisë së gazetarëve që të kryejnë të lirë punën e tyre. E jo vetëm për lirinë e gazetarëve, pasi të kesh gazetarë të lirë do të thotë t’i sigurosh qytetarëve një informacion në shumës, i kompletuar, autonom e i pavarur.
Në Shqipëri qeveria ka hartuar një ligj të ri antishpifje që për kolegët gazetarë shqiptarë është një mënyrë kontrolli që shtetit po i bën sektorit të informacionit. Çfarë mendoni?
Vittorio Di Trapani: Jam i bindur se Bashkimi i Gazetarëve Europianë do të ketë një vëmendje të madhe ndaj kësaj çështjeje. Ne gazetarët e gazetaret e Rai së bashku me Federatën e Medias Italiane kemi e do të kemi gjithmonë një vëmendje të veçantë mbi çka po ndodh në vendet e tjera e jam i sigurt se federata e gazetarëve italianë do të dijë t’u rri pranë gazetarëve e kolegëve shqiptarë .
Pra po këshilloni që gazetarët shqiptarë të kërkojnë mbështetje dhe nga Bashkimi Europian nëse nuk dëgjohen nga qeveria?
Vittorio Di Trapani: Sigurisht këto janë beteja që nuk mund të bëhen vetëm brenda një shteti. Jemi të gjithë më të fortë kur kuptojmë se të drejta mbrohen kolektivisht në të gjitha vendet e Evropës e vetëm nëse i mbrojmë së bashku, pra siç mund të bëj Federata Europiane e Gazetarëve.
Kohët e fundit RAI, gazetarët e RAI, po i kushton një vëmendje të veçantë Shqipërisë, me kronikat e reportazhet e tyre kanë krijuar një imazh për Shqipërinë. Çfarë mendon sindikata juaj mbi këtë fakt?
Vittorio Di Trapani: Sa herë që kryhen punë investigative nga gazetarë e gazetare të RAI, janë punë të rëndësishme, e ne jemi të bindur se të gjithë kolegët tanë e kryejnë me një profesionalizëm maksimal.
Në Shqipëria ka pikëpyetje e diskutime mes gazetarëve për pjesëmarrjen e kryeminsitri shqiptar Edi Rama në studiot e Portta a Porta sa herë që ai ka vështirësi në qeverisjen e tij?
Vittorio Di Trapani: Unë jam i mendimit se është thelbësore që të mos reduktohen zërat që dëgjohen , por të shtohen. Duhen dëgjuar sa më shumë zëra, derisa t’u ofrohet qytetarëve një rrëfim komplet për çdo realitet apo në çdo vend.
Në Itali ka një vëmendje të veçantë të sindikatës së gazetarëve në garantimin e lirisë e suksesit të punës së tyre. Çfarë mund të mësoj Shqipëria nga ju në një moment delikat për punën e gazetarit siç është aprovimi i ligjit antishpifje?
Vittorio Di Trapani: Sigurisht ka një element shumë të rëndësishëm që i bën të gjithë më të fortë. Duhet kuptuar se fitohet vetëm me “NE”, fitohet vetëm nëse dëgjohemi si një komunitet që rrethohet nga vlera që i bashkojnë e vlerat janë autonomia, pavarësi, sidomos kur flitet për infromacionin, për gazetarinë, pasi një gazetari e lirë do të thotë qytetarë më të informuar, e qytetarë që mund të zgjedhin në mënyrë më të vetëdijshme.
Pra duhet të përshijmë dhe shoqërinë civile?
Vittorio Di Trapani: Të gjitha aleancat janë vendimtare në betejat kolektive pasi beteja për autonominë, për pavarësinë nuk janë vetëm beteja për gazetarët por të të gjithë qytetarët, Pra çdo alaenacë civile, qytetare e sociale është vendimtare rreth asaj “ne”, që ka ndërutar deri më sot vlera.
E politika çfarë peshe ka në këtë betejë?
Vittorio Di Trapani: Politika duhet të bëj zanatin e saj, të bëj ligje që garantojnë autoniminë e pavarësinë e natyrisht jo që ta reduktojnë.
/Ora News