Sekreti i një martesë të lumtur? Sazan Guri tregon parimin e tij: Jepi qesen gruas
Ambientalisti Sazan Guri ka treguar parimet e tij, sa i përket një martesë të lumtur.
I ftuar në emisionin “Pop Culture”, ndërsa ka treguar se është dashuruar me gruan sapo e ka parë, Sazan Guri tha se parimi i tij për një martesë të lutur është i thjeshtë: jepi qesen gruas!
“Unë kam disa parime: nëse do të hash drekën në restorant apo të ikësh me pushime, pyet gruan. Lere ta zgjedhë ajo dhe do jesh i qetë ti, tjetër: jepi qesen gruas, financat ti mbajë gruaja i ka ajo përgjegjësitë për çdo gjë që të ndodhë. Është bukur kështu, edhe pazaret i bën gruaja. Lerja të gjitha gruas e je në rregull”- ka thënë ambientalisti.