Sezoni turistik/ Greqia përjashton 9 vende nga udhëtimet ajrore, çfarë ndodh me Shqipërinë

Greqia ka njoftuar se do të hapë  çeljen e sezonit turistik nga data 1 korrik dhe ka bërë me dije se me cilat vende do të hapë kufijtë.

Pjesë e listës është edhe Shqipëria.  Zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit shpalli çeljen e sezonit turistik me sloganin “Enjoy your stay, Stay safe”.

Përpos kësaj ai bëri me dije edhe rregulloren e re: çdo udhëtar do plotësojë deklaratën përkatëse në pikën e hyrjes në Greqi, me itinerarin e planifikuar në vend dhe kontaktet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga udhëtimet ajrore drejt Greqisë përjashtohen këto 9 vende: Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Suedia, SHBA, Rusia, Katar, Emiratet e Bashkuara të Arabisë,  Arabia Saudite, Izrael. Ndërsa do të hapen kufijtë me 38 vende europiane, sipas të dhënave të tanishme edhe me Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?